Rrjet shoqëror që s’është për shitje.
Prurja juaj shtëpi duhet mbushur me çka ju intereson më tepër, jo ç’mendojnë korporatat se duhet të shihni. Media shoqërore rrënjësisht e ndryshme, sërish në duart e njerëzve.
Mbani kontrollin e rrjedhës tuaj kohore
E dini më mirë se kushdo se ç’doni të shihni në prurjen tuaj të kreut. Pa algoritme apo reklama që ju hanë kot kohën. Ndiqni këdo, në çfarëdo shërbyesi Mastodon, që nga një llogari e vetme dhe merrni postimet e tyre në rend kohor dhe bëjeni këndin tuaj të internetit pak më tepër afër vetes.
Mësoni më tepërKrijoni me vetëbesim publikun tuaj
Mastodon-i ju sjell një mundësi unike për administrimin e publikut tuaj pa të tjerë në mes. Mastodon-i i sendërtuar në infrastrukturë tuajën ju lejon të ndiqni dhe të ndiqeni nga cilido shërbyes tjetër Mastodon në internet dhe është nën kontroll vetëm nga ju dhe askush tjetër.
Mësoni më tepërModerim ashtu si duhet bërë
Mastodon-i e rikthen marrjen e vendimeve në duart tuaja. Çdo shërbyes krijon rregullat dhe rregulloren e vet, të cilat vihen në zbatim lokalisht dhe jo nga sipër si me mediat shoqërore të korporatave, duke e bërë më të zhdërvjellëtin për t’iu përgjigjur nevojave të grupeve të ndryshme të personave. Bëhuni pjesë e një shërbyesi me rregullat e të cilit pajtoheni, ose strehojeni ju vetë një të tillë.
Gjeni një shërbyesFrymë krijuese e pashoqe
Mastodon-i mbulon postime audio, video dhe foto, përshkrime për persona me aftësi të kufizuara, pyetësorë, sinjalizime rreth lënde, avatarë të animuar, emoxhi vetjake, kontroll qethjeje miniaturash, etj, për t’ju ndihmuar të shpreheni në internet. Qoftë kur po botoni art tuajin, muzikë tuajën apo podkastin tuaj, Mastodon-i është gati.
Mësoni më tepërPse Mastodon-in?
Ç’thonë përdoruesit tanë
Përherë i pavarur
Mastodon-i është <em>software</em> i lirë dhe me burim të hapët, i krijuar nga një ent jofitimprurës. Mbështetja publike ushqen drejtpërsëdrejti zhvillimin dhe evoluimin e tij.
Përkrahur nga
Përkrahje shtesë nga
Sponsorship does not equal influence. Mastodon is fully independent.